Bateria që kthen letrën në energji
39, Prishtina, Kosovo


Image

Në vitin 2007, kompania elektronike “Sony” prezantoi një apartar për dëgjimin e muzikës, i cili punonte me bateri që prodhonte elektricitet duke gëlltitur ushqim, ashtu siç bëjnë edhe njerëzit.

Megjithatë, një prodhim i ri i sapoprezantuar është në gjendje të krijojë energji nga një burim shumë më pak i kushtueshëm. Këtë herë bëhet fjalë për një “bio-bateri’, e cila funksionon nëpërmjet një enzime që tret letrën dhe e transformon atë në energji.

Shpikja e rrallë e kompanisë japoneze është prezantuar në një panair për produktet e së ardhmes.

Siç u demonstrua në panair, prodhimi i “Sony” ishte shumë i efektshëm në një ambient zyre, ku letrat që nuk duheshin më, futeshin në një anë të baterisë, e cila i treste dhe nëpërmjet tyre ishte në gjendje të mbante në punë një ventilator të vogël.

Enzima e përdorur, celulaza, është në gjendje të shpërbëjë materialin kryesor të letrës, celulozën, deri në elementet e saj bazë, midis të cilëve edhe sheqeri. Bateria “bio-organike” është në gjendje të transformojë më pas sheqerin në energji.

493 views
 
Comments

There are no comments yet.
Leave your comment, start the discussion!

Blog
Blogs are being updated every 5 minutes