KAFEJA E ITHËT DHE FEJESA E VAJZËS
36, Prishtina, Kosovo

Ishte një vajzë shumë e bukur dhe e pamartuar. Jo se nuk kishte oferta për martesë. Ata që i propozonin martesë ishin të shumtë dhe shtoheshin për çdo ditë, mirëpo ajo e refuzonte çdo ofertë.

Kur vinte ndonjë djalë me ofertë, prindi e ftonte tu shërben kafe me qëllim që ta sheh atë që i propozon martesë, mirëpo çdo herë në fund e lajmëronte se nuk dëshiron të martohet me atë djalë.

Prindi filloi të zhgënjehet nga çështja e saj, mirëpo nga dashuria e madhe që e ndjente ndaj saj, nuk e mundonte me fjalë që mos t'ia lëndon zemrën, edhe pse në vetvete e mundonin fort refuzimet e saj të çdo ofertë që i vinte për çdo ditë.

Një ditë nga ditët, erdhi një djalë me një ofertë të re për martesë. Në pamje ishte një djalë i ri, i pashëm dhe i edukuar. Vajza pasi që e shërbeu me kafe, doli ta lajmëron prindin e saj, se ky është ai të cilin e donë për burrë dhe me të është e kënaqur ta shoqëron.

Këtë herë prindi i saj nuk mundi ta fsheh gëzimin e tij, dhe i tha: Bija ime, më njofto se çka vërejte te ky djalë, kurse te tjerët nuk e vërejte?! Ty të erdhën oferta nga më të pasur dhe më me pozitë se ky, dhe të gjitha i refuzove!!

Vajza, të cilës Allahu i kishte pas dhënë bukuri dhe mençuri, iu përgjigj: O prindi im, kur kërkoje nga unë që të shërbej kafe me qëllim që të më sheh djali që ka ardhur të ma kërkon dorën, unë i shërbeja kafe të ithët, pa sheqer. Ai në ato momente i mbante sytë tek unë, i mahnitur nga bukuria ime, por kur e shijonte kafen e ithët, e largonte shikimin nga unë, e harronte prezencën time dhe nuk më shikonte më. Kur e fillonte bisedën, fliste për pasurin dhe për pozitën e tij në mesin e njerëzve. Kurse ky djalë kur e piri kafen, edhe pse ishte e ithët, vazhdoi të më shikoi, buzëqeshi me mua dhe e piri deri në fund.

E ndjeva se e kuptoi domethënien e kafes së ithët dhe se e kuptoi se unë, dua që ndokush t'i ndan me mua vështirësitë para gëzimit dhe pikëllimin tim para lumturisë.

E ndjeva se ai e kuptoi se mëshira dhe dashuria mes dy vetave rriten kur jeta është e ithët, para se të jetë e ëmbël, dhe se ato nuk zbehen nëse i dalin përpara pengesa në rrugë.

E pranoi bukurinë time dhe seriozitetin tim dhe e piri kafen time të ithët. Pranoi të jemi së bashku në të ëmblën dhe në të ithtën, kurse këtë nuk e kuptuan të tjerët.

Prindi i saj foli dhe i tha: Bija ime, Allahu të bekoftë dhe diturinë dhe dritën ta shtoftë.

27 views
 
Comments

There are no comments yet.
Leave your comment, start the discussion!

Blog
Blogs are being updated every 5 minutes